Wide është divizioni strategjik i një grupi shoqërish italiane, të nivelit ndërkombëtar që operon me sukses në fushën e energjive të rinovueshme.
Eksperiencat e maturuara dhe sukseset e vazhdueshme i kanë dhënë impuls krijimit të një tjetër strukutre dinamike, e aftë ti përgjigjet menjëherë kërkesave të tregut, duke iu referuar në mënyrë të vecantë energjisë me erë.
Baza logjistike ndodhet në Shqipëri me qëllimin për të qenë operues në të gjithë zonën e Gadishullit Ballkanik.
Vendet më me interes territorial janë:
Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Estonia, Kroacia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Hungaria.
Shoqëria merret me furnizimin dhe instalimin e stacioneve anemometrike komplete, sipas formulës “me celësa në dorë”, në shtylla të lartësive deri në 145 m.
Këto mjete lejojnë që të:
1. Nxjerrja e të dhënave anemologjike;
2. Seleksionimi dhe vlerësimi i potencialitetit të zonave me erë;
3. Vlerësimi i prodhueshmërisë energjetike.
Përdorimi i shkëlqyer i proceseve të sipërpërmendura i lejon investitorëve të sektorit të energjisë me erë dhe analistëve të tyre, që nëpërmjet zhvillimit të teknikave të sofistikuara të vlerësimit me të dhëna të rezolucioneve të larta, të njohin shkallën e rreziqeve dhe faktorët lehtësues që lidhen me industrinë e erës, duke llogaritur kështu një parashikim të prodhueshmërisë së energjisë së cdo parku me erë.
Shoqëria, për ti siguruar porositësit zgjedhjen e një partneri të besueshëm, vë në shfrytëzim një koordinim të integruar profesionaliteti, të përfaqësuar nga inxhinier teknolog, profesionistë të sektorit energjetik dhe personel të kualifikimit të lartë, me eksperiencë tejet të konsoliduar në sektorin specifik, duke ndjekur të njëjtat linja drejtimi aziendal kualiteti dhe sigurie në punë. |
 |